Edukim & Ndërgjegjësim

Të drejtat e konsumatorit

 

Ligji për mbrojtjen e konsumatorëve përfshin një dispozitë të posaçme (neni 4), që rendit të drejtat bazë të konsumatorëve:

  • e drejta e mbrojtjes së shëndetit, mjedisit dhe sigurisë së jetës;
  • e drejta e mbrojtjes së interesave ekonomikë;
  • e drejta e ankimit;
  • e drejta për dëmshpërblim;
  • e drejta e edukimit;
  • e drejta e marrjes së informacionit;
  • e drejta e përdorimit të shërbimeve publike;
  • e drejta e mbrojtjes ligjore;
  • e drejta e organizimit në shoqata ose bashkime për mbrojtjen e interesave të konsumatorëve dhe e drejta e përfaqësimit në organet e tyre vendimmarrëse.

Këto të drejta inspirohen në mënyrë të drejtpërdrejtë nga principet bazë për mbrojtjen e konsumatorëve, të miratuara nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në vitin 1985 (Rezoluta e Prillit 1985) dhe të ndryshuara në vitin 1999.

Vendet e Bashkimi Evropian, nëpërmjet Kartës të të Drejtave Themelore dhe Traktateve Evropiane, që nga Akti Unik Evropian, garantojnë një nivel të lartë të mbrojtjes së konsumatorit në BE. Ky nivel është gjithashtu një objektiv i përgjithshëm, që përcaktohet në nenin 12 të Traktatit për Funksionimin e BE-së.