Komisioni i Mbrojtjes së Konsumatorëve, më datë 07.10.2016, në ambientet e MZHTTES, zhvilloi 4 seanca dëgjimore me 4 operatorë e komunikimeve elektronike në lidhje me raportin e vlerësimit të kontratave standard të shërbimit të internetit dhe telefonisë fikse të ofruar nga këta operatorë. Gjatë këtyre seancave u diskutuan problematikat e ngritura në katër raportet e Komisionit të Mbrojtjes së  Konsumatorëve “Vlerësim paraprak i kontratave të standard të shërbimit të internetit dhe telefonisë fikse”.

Në perfundim, komisioni, vendosi të marrë katër vendime, përkatësisht, për secilën kontrate të shqyrtuar (Albanian Satellite Communications” sh.p.k [Tring], ABCom sh.p.k “Abissnet” sh.a., si dhe Albtelecom) Nëpërmjet ketyre vendimeve, KMK, do të urdhërojë marrjen e masave nga operatorët për ndryshimin e disa dispozitave të kontratave deri në shfuqizimin e atyre kushteve që komisioni i vlerësoi si kushte të padrejta.

Më pas u zhvilluan edhe 2 seanca te tjera dëgjimore me operatoret Vodafone sh.a  dhe  TCOM sh.a ne lidhje me disa problematika që kanë ngritur konsumatorët ndaj ofertave mujore të këtyre kompanive, si dhe për mospërputhje të shërbimit të ofruar me kushtet e ofertës. Komisioni vendosi qe këta operatore te vazhdojnë me trajtimin e këtyre ankesave ne baze te informacioneve shtese qe do t’u dërgohet nga sekretariati teknik i KMK-se.