Publikohet në Fletoren Zyrtare Nr. 162, datë 15 nëntor 2017, Ligji nr. 71/2018  “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9902, datë 17.4.2008, “Për mbrojtjen e konsumatorëve”, të ndryshuar” . Ndryshimet e reja legjislative kane si qellim fuqizimin e konsumatorëve, nëpërmjet përcaktimit të rregullave për informimin e tyre mbi shitjet dhe shërbimet që ofrohen në treg. Gjithashtu, kontribuon në arritjen e një mbrojtje më të lartë për konsumatorët, duke siguruar që mosmarrëveshjet ndërmjet tyre dhe tregtarëve të trajtohen nga struktura jashtëgjyqësore, që ofrojnë procedura të zgjidhjes alternative të mosmarrëveshjeve, të paanshme, transparente, efektive dhe të drejta, pa i kufizuar të drejtën konsumatorëve për t’iu drejtuar gjykatës.