“Në datë 15 mars 2022, në ambientet e “Europa House”, me rastin e 15 Marsit Ditës Ndërkombëtare të Konsumatorit, u zhvillua një takim i përbashkët ndërgjegjësues, me përfaqësues të shoqatave të mbrojtjes së konsumatorëve, dhe të shoqërisë civile të fokusuar në mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve: Qendra e Konsumatori Shqiptar; Qendra Alert; Konsumatori në fokus; Qendra Peshëmatje çmime; Instituti për Zhvillim dhe Iniciativa Qytetare; Lëvizja Evropiane Shqiptare, Shoqata Mikrofinanciare Shqiptare, si dhe me përfaqësues të institucioneve shtetërore: Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit; Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut; Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorëve/Bashkia Tiranë, etj. Gjithashtu, në takim mori pjesë dhe përfaqësuesja e Zyrës së Delegacionit të KE në Tiranë.
Takimi pati për qëllim vënien e theksit mbi rëndësinë dhe impaktin që, bashkëpunimi i strukturave shtetërore me shoqatat e mbrojtjes së konsumatorëve dhe shoqërinë civile, sjell në përmirësimin e të drejtave të konsumatorëve, promovimin e rolit të këtyre organizatave në përfaqësimin e konsumatorëve, ndërgjegjësimin e tyre, por dhe për të përcjellë zërin e tyre në zhvillimin e politikave të vendit, që promovojnë dhe mbrojnë interesat e konsumatorëve.”