Në datat 23-26 tetor 2018 në Tirane, u zhvilluan katër  aktivitete trajnuese, me përfaqësuesit e të gjitha bashkive. Këto aktivitete patën për qellim njohjen e punonjësve të bashkisë me ndryshimet e reja të legjislacionit të mbrojtjes së konsumatorëve, kryesisht mbi dispozitat për kompetencat që do të kenë njësitë e vetëqeverisjes vendore, për çështjet e mbrojtjes së konsumatorëve. Këto dispozita kanë të bëjnë kryesisht me delegimin e kompetencave në lidhje me: informimin, njoftimin, ndërgjegjësimin si dhe seleksionimin e ankesave e konsumatorëve, si dhe sigurimin e një  bashkëpunimit të vazhdueshëm midis Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe bashkive.