Komisionit i Mbrojtjes së Konsumatorëve (KMK) trajton ankesat e konsumatorëve, të cilat do të përkufizohen si: deklaratë pakënaqësie e konsumatorit ndaj një tregtari të veçantë, në lidhje me shitjen, furnizimin apo promovimin e një malli apo shërbimi, përdorimin e një malli apo shërbimi, etj. Çështjet për të cilat mund të paraqitet ankesë Komisionit duhet të jene të lidhura me: praktikat e padrejta tregtare (përfshirë publicitetet); kushte të padrejta në kontratën e konsumatorit; kontratat jashtë qendrave te tregtimit; kontratat ne largësi; kontratat e paketave te udhetimit, etj.
Konsumatori inkurajohet ti drejtohet fillimisht tregtarit duke i shpjeguar problemin që ka konstatuar. Në rast se tregtari nuk reagon ndaj ankesës suaj, ju e paraqisni ankesën prane Komisionit. Ankesa paraqitet në rrugë elektronike, në përputhje me formularin standard të ankesës tek kjo faqe zyrtare. Por, formulari standard mund të shkarkohet, të plotësohet dhe të depozitohet në rrugë postare apo dhe drejtpërdrejtë tek KMK. Konsumatori është i lutur, që në ankesë të jap një përshkrim sa më hollësishëm, që të jetë e mundur, lidhur me me faktet, si dhe të bashkëlidhë kopje të dokumenteve shoqëruese.
Të gjitha ankesat që adresohen pranë komisionit regjistrohen nga sekretariati. Në rast se ankesat janë të paplota apo të pashoqëruara me dokumentacionin e nevojshëm konsumatorit mund kërkohet plotësimi i tyre. Gjithashtu, Komisioni gjatë shqyrtimit të ankesave mund të kërkojë prova dokumentare në varësi të llojit të shkeljes, dëgjon palët apo përfaqësuesit e tyre ligjor.
Shkarko Formularin e Ankesës
Çështjet me * janë te detyruara te plotesohen.